Ndërlidhjet

Rezultatet e plota: Merkel 41.5% të votave


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Koalicioni i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka shënuar fitore dërrmuese në zgjedhjet e së dielës.

Rezultatet e plota kanë treguar se kristian-demokratët e Merkelit, së bashku me Unionin Kristian-Social, kanë fituar 41.5 për qind të votave.

Megjithatë, partneri aktual i Merkelit, Partia Demokratët e Lirë, ka pësuar humbje me më pak se 5 për qind të votave, të cilat nuk janë të mjaftueshme për të hyrë në Parlament.

Rezultatet sugjerojnë se Merkel do të duhet të negociojë koalicionin me social-demokratët e qendrës së majtë, të cilët kanë dalë të dytët me 25.7 për qind të votave.

Bisedimet për koalicionin e ri mund të zgjasin disa javë.

Angela Merkel është kancelarja e tretë që fiton mandatin e tretë që prej Luftës së Dytë Botërore, duke pasuar kështu Konrad Adenauerin and Helmut Kohlin.
XS
SM
MD
LG