Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi i uron fitoren Merkelit


Kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës në Prishtinë. Prill, 2012.

Kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës në Prishtinë. Prill, 2012.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar kancelaren Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

“Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju shpreh urimet më të sinqerta për fitoren tuaj, në zgjedhjet parlamentare të 22 shtatorit”.

“Fitorja e konceptit tuaj politik dëshmon besimin e popullit gjerman në ju, politikën parimore dhe të suksesshme që udhëhiqni”.

“Zgjedhjet e djeshme dëshmuan edhe një herë kulturën e lartë demokratike të popullit gjerman dhe vlerat që ngërthen në vete demokracia gjermane”, thuhet pos tjerash në telegramin e kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG