Ndërlidhjet

Kosova shton përpjekjet për luftimin e krimeve ekonomike


Prishtinë
Prishtinë
I kryesuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot është mbajtur takimi i radhës i krerëve dhe përfaqësuesve të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, Gjykatës Supreme të Kosovës, Policisë së Kosovës, Ministrisë së Financave, Agjencisë Kundër Korrupsionit, Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bankës Qendrore dhe Gary Hyde, përfaqësues i Thesarit Amerikan.

Qëllim i takimit ka qenë prezantimi i strategjisë për themelimin e Zyrës Kombëtare për Koordinim të Luftimit të Krimeve Ekonomike, ku Gery Hyde nga Thesari Amerikan ka prezantuar strategjinë për themelimin dhe kompetencat e kësaj zyre.

Zëvendëskryeministri Kuçi, duke vlerësuar si të nevojshme themelimin e kësaj zyre, ka shprehur bindjen e tij se ajo do të koordinojë aktivitetet ndërinstitucionale në luftë kundër krimeve ekonomike.

Në fund të takimit është vendosur që të themelohet Zyra Kombëtare për Koordinim të Luftimit të Krimeve Ekonomike, e cila do të udhëhiqet nga një prokuror, i cili do të ushtrojë detyrën në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG