Ndërlidhjet

Egjipti ndalon funksionimin e Vëllazërisë Myslimane


Kajro - foto arkivi
Kajro - foto arkivi
Një gjykatë në Egjipt ka shpallur të paligjshme Vëllazërinë Myslimane dhe ka urdhëruar që të gjitha asetet e saj të konfiskohen.

Gjykatësi Mohammed al-Sayed ka ndaluar po ashtu të gjitha aktivitetet ku merr pjesë lëvizja dhe të gjitha organizatat që rrjedhin prej saj.

Udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit fajësojnë Vëllazërinë Myslimane për dhunën vdekjeprurëse, që ka ndodhur para dhe pas rrëzimit të presidentit islamik, Muhammad Morsi.

Lëvizja ka qenë e jashtëligjshme për shumicën e 85 vjetëve të saj ekzistencë. Ajo është lejuar të veprojë hapur pas revolucionit të vitit 2011, i cili ka çuar në përmbysjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG