Ndërlidhjet

VV: Serbia synon të ndryshojë karakterin demografik të Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë sjellë rreth 40 mijë aplikacione nga Serbia, për regjistrimin e serbëve si votues për zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë.

Sipas kësaj lëvizjeje, Serbia po përpiqet të rrisë artificialisht numrin e votuesve, me synimin për të ndryshuar karakterin demografik të Republikës së Kosovës.

“Synimet e rritjes së numrit të popullsisë dhe të votuesve janë afatgjate për Serbinë dhe nuk kufizohen vetëm në zgjedhjet e 3 nëntorit. Fatkeqësisht, institucionet e Kosovës po e mbështesin një proces të tillë, duke i dhënë përgjegjësi operacionale OSBE-së në drejtim të regjistrimit të votuesve, ndërsa KQZ-ja po i aprovon në heshtje këto veprime të paligjshme dhe në dëm të interesave shtetërore”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
XS
SM
MD
LG