Ndërlidhjet

Serbia s’do të ndalojë së financuari serbët e Kosovës


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin
Ministri pa portofol për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se ekzekutivi serb nuk do të ndalojë së financuari serbët e Kosovës.

“Kjo është mënyra për të treguar se Qeveria e Serbisë mbështet popullin e saj dhe se mendon seriozsisht kur thotë se çfarëdo që bën, e bën me idenë që serbët në Kosovë të mbeten dhe të mbijetojnë”, ka thënë Vulin.

Ai i ka bërë këto komente në Mitrovicë, ku ka vizituar punimet në një ndërtesë, e cila financohet nga Qeveria e Serbisë.

“Pa Qeverinë e Serbisë, jeta e serbëve në Kosovë, edhe në jug, edhe në veri të Lumit Ibër, nuk do të ishte e mundur”, ka thënë Vulin.
XS
SM
MD
LG