Ndërlidhjet

Gudeleviq: MUP-i serb nuk heton vrasjen e doganierit


Irina Gudeleviq

Irina Gudeleviq

Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë nuk janë duke marrë pjesë në hetimin e vrasjes së doganierit të EULEX-it; në këtë detyrë po punojnë vetëm përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, ka thënë zëdhënësja e misionit evropian, Irina Gudeleviq.

Ajo ka hedhur poshtë shkrimet e mediave në Prishtinë, sipas të cilave, rreth 150 pjesëtarë të Policisë së Serbisë kanë hyrë në veri të Mitrovicës, për të ndihmuar EULEX-in.

“EULEX-i nuk ka informacione se në veri të Kosovës kanë arritur 150 pjesëtarë të MUP-it serb”, ka thënë Gudeleviq për agjencinë Beta.

“Hetimi për vrasjen e pjesëtarit të misionit është në zhvillim dhe në kompetencë ekskluzive të Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës. Ekipi i përzier, në përbërje të policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, është duke hetuar rastin”, ka thënë Gudeleviq.

Doganieri lituanez i EULEX-it është vrarë javën e kaluar në rajonin e Zveçanit.
XS
SM
MD
LG