Ndërlidhjet

Merkel s’do të ndryshojë politikën ndaj Evropës


Angela Merkel
Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, janë një votë e fuqishme për unitetin e Bashkimit Evropian.

Merkel, koalicioni i së cilës ka fituar 41.5 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, ka thënë se nuk sheh nevoja për ndryshim të politikës gjermane ndaj Evropës.

Gjermania ka qenë mototri i ekonomisë së Evropës dhe mbështetësja kryesore e monedhës euro.

Merkel ka thënë se tashmë ka kontaktuar social-demokratët për mundësinë e formimit të koalicionit qeverisës.

Partneri i koalicionit të Merkelit qysh në vitin 2009, Partia Demokratët e Lirë, nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të hyrë në Parlament.
XS
SM
MD
LG