Ndërlidhjet

14 vjet burgim për ish-kandidatin presidencial të Armenisë


Vardan Sedrakian
Vardan Sedrakian
Një gjykatë në Armeni ka dënuar ish-kandidatin presidencial, Vardan Sedrakian, me 14 vjet burgim, nën akuzat se ka bërë përpjekje për të vrarë rivalin e tij në zgjedhjet e shkurtit.

Në seancën e sotme dëgjimore, Sedrakian sërish ka këmbëngulur se është i pafajshëm.

Udhëheqësi i Partisë për Vetëvendosje Kombëtare, Paruyr Hairikian, u ka mbijetuar të shtënave në Jerevan më 31 janar.

Policia më vonë ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në vrasje. Të dy ata janë dënuar po ashtu sot me 12, përkatësisht 14 vjet burgim.

Sedrakian është arrestuar në muajin mars dhe është akuzuar për urdhërimin e vrasjes në tentativë.
XS
SM
MD
LG