Ndërlidhjet

Irani liron dhjetëra të burgosur politikë


Iran
Iran
Irani ka liruar 80 të burgosur politikë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i gjyqësorit, i cili ka thënë se në mesin e të liruarve janë disa të arrestuar në lidhje me protestat që kanë pasuar rizgjedhjen e ish-presidentit Mahmud Ahmadinejad, më 2009.

Njoftimi është bërë vetëm disa orë pasi presidenti i Iranit, Hassan Rohani, është nisur për një Nju Jork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lirimi i të burgosurve ka forcuar përshtypjen se Rohani ka mbështetjen nga udhëheqësi suprem, Ayatollah Ali Khamenei, për të kërkuar marrëdhënie më të mira me Perëndimin.
XS
SM
MD
LG