Ndërlidhjet

Forcat e Kenias sulmojnë qendrën tregtare


Nairobi, 23 shtator, 2013.

Nairobi, 23 shtator, 2013.

Forcat e sigurisë në Nairobi thonë se janë duke u përpjekur për të pastruar qendrën tregtare Westgate nga militantët dhe për t’i dhënë fund rrethimit treditor.

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri janë raportuar më herët, derisa ushtria ka sulmuar qendrën, ku besohet të jenë fshehur militantët e Al-Shababit.

Forcat Mbrojtëse të Kenias kanë thënë se tre “terroristë” janë vrarë dhe se të gjitha rrugët e ikjes janë mbyllur.

Shtëllunga të mëdha tymi vazhdojnë ende të dalin nga ndërtesa.

Së paku 69 njerëz janë vrarë dhe mbi 170 të tjerë janë plagosur qysh të shtunën, kur edhe kanë nisur luftimet midis militantëve dhe forcave të sigurisë.

Ministri i Brendshëm i Kenias, Joseph Ole Lenku, ka thënë se procesi i evakuimit të pengjeve ka shkuar mirë dhe se brenda ndërtesës mund të ketë mbetur një numër i vogël i tyre.
XS
SM
MD
LG