Ndërlidhjet

Sulmohet një funeral në Bagdad, vriten 15 njerëz


Irak
Irak
Dy shpërthime me bomba kanë pasur në shënjestër një funeral sunit në Bagdad të Irakut.

Autoritetet thonë se së paku 15 njerëz janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur.

Ky është sulmi i tretë në funerale brenda tre ditësh.

Më 22 shtator, një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një funeral sunit në Bagdad duke vrarë 12 njerëz, ndërsa të shtunën, dy shpërthime kanë ndodhur pranë një funerali shiit dhe kanë vrarë 73 njerëz.

Të dielën, Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një deklaratë, duke iu bërë thirrje të gjithë irakianëve që të përmbahen nga sulmet hakmarrëse.
XS
SM
MD
LG