Ndërlidhjet

Rreth 168 milionë fëmijë në botë detyrohen të punojnë


Ilustrim

Ilustrim

Sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, janë rreth 168 milionë fëmijë që detyrohen të punojnë në mbarë botën.

Sipas këtyre statistikave, 11 për qind e të gjithë fëmijëve që punojnë janë të moshës ndërmjet 5 dhe 17 vjeç.

Më se gjysma e tyre punojnë në kushte që rrezikojnë shëndetin ose sigurinë e tyre, thuhet në raport.

Po sipas tij, prej vitit 2000 kur ka filluar regjistrimi i këtyre statistikave, detyrimi i fëmijëve për të punuar në mbarë botën është zvogëluar për një të tretën e rasteve.
XS
SM
MD
LG