Ndërlidhjet

Moska kritikon senatoren amerikane, Landrieu


Senatorja Mary Landrieu.
Senatorja Mary Landrieu.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse ka kritikuar një senatore amerikane për “komentet përçmuese” ndaj ombudspersonit rus për të drejtat e fëmijëve, Pavel Astakhov.

Komisionari për të drejta të njeirut i ministrisë ruse, Konstantin Dolgov, ka thënë se Departamenti amerikan i Shtetit duhet të lëshojë një deklaratë, e cila hedh poshtë komentet e bëra nga senatorja Mary Landrieu, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Duke kritikuar mbështetjen e Astakhovit për ndalesën që u ka bërë Rusia shtetasve amerikanë në birësimin e fëmijëve ruë, Landrieu ka thënë: “Ai është budalla. Mund ta shkruani këtë: Është budalla”.

Astakhov ka refuzuar të takojë ligjvënësit amerikanë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, në muajin qershor.

Dolgov e ka përshkruar deklaratën e zonjës Landrieu si “huliganizëm”.
XS
SM
MD
LG