Ndërlidhjet

Najrobi: Qeveria thotë se e ka nën kontroll qendrën tregtare


Makinat e blinduara të Kenias afër qendrës tregtare në kryeqytetin Najrobi

Makinat e blinduara të Kenias afër qendrës tregtare në kryeqytetin Najrobi

Ministria e brendshme e Kenias thotë se forcat e sigurisë tash e kanë nën “kontroll” qendrën tregtare në kryeqytetin Najrobi. Kjo qendër ishte okupuar nga personat e armatosur islamistë, të cilët i kishin vrarë së paku 62 njerëz.

Në një kumtesë në rrjetin Twitter, mbrëmë vonë, kjo ministri theksoi se zyrtarët besojnë se “të gjitha pengjet” tashmë janë liruar nga qendra Westgate.

Militantët e grupit Al-Shabaab, me seli në Somali, të ndërlidhur me al-Kaidën, e kanë shkatërruar qendrën tregtare ditën e shtunë, dhe i kanë masakruar së paku 62 njerëz.

Ministrja e jashtme e Kenias, Amaina Mohamed, tha se “dy ose tre amerikanë” dhe një femër nga Britania, mendohet se janë në mesin e sulmuesve.

Presidenti amerikan, Barack Obama, këtë sulm e ka vlerësuar si të tmerrshëm.

“Për popullin e Kenias: ne qëndrojmë me ju kundër kësaj dhune të tmerrshme, që ka ndodhur. Ne do të ndihmojnë me mbështetje të domosdoshme në fushë të zbatimit të ligjit dhe ne besojmë se Kenia, që ishte shtyllë e stabilitetit në Afrikën Lindore, do të rindërtohet”, tha mbrëmë vonë Barack Obama, në Uashington.
XS
SM
MD
LG