Ndërlidhjet

SHBA, Iran: Përgatitje për kontakt të nivelit të lartë


Barack Obama (majtas) dhe Hassan Rohani
Barack Obama (majtas) dhe Hassan Rohani
Shtetet e Bashkuara dhe Irani po përgatiten për atë që mund të jetë kontakti i tyre i nivelit më të lartë në gjashtë vitet e fundit.

Zyrtarët thonë se ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, pritet që t’i bashkohet sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, për një takim ditën e enjte, me kolegët e tyre nga Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në takimin ndërmjet Iranit dhe pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, plus Gjermania, pritet të diskutohet për programin atomik të Iranit dhe për sanksionet e Kombeve të Bashkuara, që janë imponuar kundër Iranit.

Shtëpia e Bardhë, poashtu, ka thënë se nuk mund të përjashtohet takimi ndërmjet presidentit të ri të Iranit, Hassan Rohani, dhe presidentit Barack Obama, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për këtë vit, e cila fillon sot.
XS
SM
MD
LG