Ndërlidhjet

Nju Jork: Aktivistët homoseksualë e penguan operën


Pamje e ndërtesës së Operës Metropolitane në Qendrën Lincoln në Nju Jork
Pamje e ndërtesës së Operës Metropolitane në Qendrën Lincoln në Nju Jork
Protestuesit homoseksualë e kanë penguar hapjen solemne të operës Eugen Onegin të kompozitorit Tchaikovsky, në Operën Metropolitane të Nju Jorkut.

Ata po protestonin legjislacionin e ri të Rusisë, me të cilin ndalohet “propaganda e marrëdhënieve jotradicionale seksuale”, që ishte nënshkruar në muajin qershor nga presidenti Vlladimir Putin.

Mbrëmë vonë, para fillimit të shfaqjes, një person në publik brohoriti “Putin, përfundoje luftën tënde kundër homoseksualëve rusë”.

Protestuesit, poashtu, e kritikuan paraqitjen e dy yjeve ruse të operës, këngëtaren Anna Netrebko dhe dirigjentin Valery Gergiev, të cilët ishin mbështetës të zëshëm të Putinit, me rastin e zgjedhjes së tij për president, në votimet e fundit.

Një person, iu drejtua këtyre dy artistëve duke thënë “Anna, heshtja juaj po i vret homeseksualët rusë dhe Valery, heshtja juaj po i vret homoseksualët rusë”!

Aktivistët për të drejtat e homoseksualëve, poashtu, kanë organizuar protestë para ndërtesës së operës, para fillimit të shfaqjes.
XS
SM
MD
LG