Ndërlidhjet

Rusia: Rezoluta e OKB-së për Sirinë mund ta përmend Kapitullin 7


Sergei Ryabkov

Sergei Ryabkov

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, thotë se rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, mund ta përmend Kapitullin 7 të Kartës së OKB-së, i cili lejon përdorim të forcës ose sanksione të ashpra.

Megjitha, Ryabkov, duke folur sot para gazetarëve në Moskë, tha se masa mund të zbatohet vetëm nëse është shkelur marrëveshja për armatimin kimik.

Zyrtari rus, mëtutje, tha se ekspertët e armatimit kimik duhet të kthehen në Damask, gjatë ditës së nesërme, për ta vazhduar hetimin lidhur me përdorimin e armatimit kimik në konfliktin e Sirisë.

Ekipi do ta anlizoj gjendjen lidhur me sulmin e dyshuar kimik, më 21 gusht, afër kryeqytetit Damask.

Shtetet e Bashkuara thonë se nga ky sulm janë vrarë më se 1400 vetë.

Rusia e ka bindur Sirinë që ta pranoj planin për dorëzimin e arsenalit të saj të armatimit kimik, në mënyrë që të evitohet sulmi ushtarak i Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë.
XS
SM
MD
LG