Ndërlidhjet

Londër: Shkencëtarët më afër krijimit të vaksinës universale


Ilustrim
Ilustrim
Një ekip i hulumtuesve në Kolegjin Britanik në Londër thotë se ka lëvizur më afër krijimit të vaksinës universale, e cila do të mbronte kundër çfarëdo forme të gripit.

Shkencëtarët thonë se ata e kanë përdorë pandeminë e gripit të derrave në vitin 2009, për ta krijuar “projektin” për vaksinën universale për grip.

Ekipi i shkencëtarëve ka njoftuar se vaksina, e cila e stimulon trupin për t’i prodhuar të ashtuquajturat qelizat T, mund të jetë efektive në parandalimin e virusit të gripit, që të mos shkaktoj sëmundje serioze.

Shkencëtarët e thonë se derisa vaksina të zhvillohet plotësisht mund të kalojnë pesë vite.

Raportohet se gripet sezonale e shkaktojnë vdekjen e 250 mijë e deri në 500 mijë njerëzve për çdo vit.
XS
SM
MD
LG