Ndërlidhjet

Islamikët nuk deklarohen për sulmet vetëvrasëse


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Konferenca një ditore e dijetarëve islam që është mbajtur në Kabul, ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët në lidhje me sulmet vetvrasëse.

Dijetarët islamik nga 24 shtete janë mbledhur në kryeqytetin afgan, Kabul, të martën.

Organizatorët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se qëllimi kryesor i konferencës ka qenë që të diskutohet procesi i ripajtimit në Aganistan, duke e përfshirë edhe talibanët në atë proces.

Klerikët gjithashtu kanë diskutuar për sulmet vetvrasëse, që i ka për cka civilët, policët dhe zyrtarët qeveritar.

Konferenca e cila e ka pasur përkrahjen e qeverisë afgane, ka qenë e organizuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islam dhe Këshilli i Klerikëve Islam të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG