Ndërlidhjet

Vrasja e të krishterëve është jo islamike


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Liderët islamik në Pakistan e kanë shpallur një fatwa që sulmet kundër minoritetit të krishterë i deklaron “jo-islamike”.

Fatwa-ja e shpallur të hënën nga Këshilli “Ittehad” sunnit, është bërë pasi dy sulme vetvrasëse me bombë vrau më shumë se 80 persona në një kishë në Peshawar.

Dekreti fetar thotë “në Islam nuk ka asnjë parim” që thotë se duhet vrarë minoritetet fetare apo të sulmohen vendet e tyre të shenjta.

Liderët islamik në të gjithë Pakistanin e kanë dënuar sulmin në Kishë si “një veprim jo human dhe i neveritshëm”, ndërsa ka bërë thirrje për dënimin maksimal të autorëve të sulmit.

Ata i kanë kërkuar qeverisë që të ndërmerrë masa për mbrojtjen e minoriteteve fetare.

Përgjegjësinë për sulmin e së dielës e ka marrë Junood ul-Hifsa, një lëvizje që ka lidhje me talibanët.

Më pak se 2% e popullatës 180 milionëshe të Pakistanit janë të krishterë.

Ata, ndonëse përballen me diskrimin në vendin e tyre, sulmet ndaj të krishterëve janë të rralla.
XS
SM
MD
LG