Ndërlidhjet

logo-print

Al Shabaab kërcënon me sulme të reja


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kryengritësit e grupit militant somalez, al Shabaab kanë paralajmëruar të martën se ata do të përcjellnin sulmin që ende po vazhdon në një qendër tregtare të Najrobit më sulme të tjera pasuese, nëse trupat ushtarake keniane nuk tërhiqen nga Somalia.

Trupat keniane kanë shkuar në pjesën jugore të Somalisë për të sulmuar dy baza të al Shebaabit para dy vjetësh.

Trupat keniane më vonë i janë bashkuar forcave të Unionit Afrikan që kanë dërguar 17 700 trupa në këtë shtet.

Luftëtarët e Shebaabit e kanë marrë nën kontroll një shtëpi të mallrave në Najrobi, të shtunën, duke hedhur granata dhe duke sulmuar me armë automatike.

Së paku 65 njerëz janë vrarë në këtë sulm dhe rreth 200 të tjerë janë lënduar, ndërsa ekziston mundësia që ky numër të jetë më i madh.
XS
SM
MD
LG