Ndërlidhjet

Sulme të reja në Irak, së paku 7 të vrarë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Militantët kanë realizuar disa sulme të kordinuara kundër policisë dhe ushtrisë në pjesën perëndimore të Irakut duke vrarë së paku shtatë oficerë policorë.

Zyrtarët e policisë kanë thënë se militantët kanë përdorur vetura bomba, raketa dhe mitraloz në sulmet e së martës në krahinën Anbar.

Një shtab ushtarak është sulmuar, derisa veturat bomba e kanë pasur si cak një stacion policor dhe një pikë kontrolli në qytezën Haditha.

Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Në Irak, numri i sulmeve të tilla është rritur muajve të fundit pasi militantët, përfshi edhe grupet e lidhura me Al Kaedën, kanë shtuar numrin e sulmeve kundër ushtrisë, civilëve në të gjithë shtetin.
XS
SM
MD
LG