Ndërlidhjet

Rouseff i sulmon ashpër SHBA-të


Presidentja braziliane, Dilma Rousseff
Presidentja braziliane, Dilma Rousseff
Presidentja braziliane, Dilma Rouseff, i ka sulmuar ashpër SHBA-të të martën derisa ju drejtua të pranishmëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, për shkak të programit amerikan të spiunimit që e ka përfshirë edhe vendin e saj.

Argumenti i Washingtonit se spiunimin e Brazilit dhe aleatëve të tjerë e ka bërë që të “mbrojë kombet” nga terroristët është “i papërshtatshëm”, ka thënë Rouseff gjatë fjalimit të saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

“Brazili di ta mbrojë vetën”, ka thënë ajo.
XS
SM
MD
LG