Ndërlidhjet

Trupi i pajetë i doganierit lituanez kthehet nesër në Lituani


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Trupi i pajetë i doganierit lituanez, pjesëtar i EULEX-it që u vra javën e kaluar në komunën e Zveçanit do të dërgohet nesër për në atdhe.

EULEX-i ka njoftuar mediat përmes një komunikate në të cilën thuhet se “mbetjet mortore të Audrius Šenavičius do të kthehen në Lituani me një aeroplan ushtarak”.

E gjithë kjo do të përcjellet me një ceremoni ku do të ketë edhe fjalime të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, shefit të misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt si dhe zyrtarë të Lituanisë.
XS
SM
MD
LG