Ndërlidhjet

Së paku 39 të vdekur nga tërmeti në Pakistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Tërmeti i fuqishëm në Pakistan ka vrarë së paku 39 persona dhe lënduar plotë të tjerë në krahinën jug-perëndimore të Balochistanit.

Zyrtarët për emergjenca në Pakistan janë shqetësuar se numri i atyre që e kanë humbur jetën gjatë dridhjeve të tokës mund të rritet.

Shërbimi Gjeologjik amerikan ka thënë se termeti ishte i magnitudës 7.8.

Dridhjet gjithashtu e kanë shkatërruar rrjetin e komunikimeve, ndërsa raportohet se ka shumë shtëpi të shkatërruara.

Shërbimi pakistanez i Radios Evropa e Lirë raporton se edhe qyteti port i Karachit është prekur nga termeti, ndërsa dridhjet e tokës janë ndjerë deri në kryeqytetin indian, Nju Delhi.
XS
SM
MD
LG