Ndërlidhjet

Shumë viktima nga rrëshqitja e dheut në Bolivi


Harta e Bolivisë
Harta e Bolivisë
Rrëshqitje të dheut që janë shkaktuar nga të reshurat e shumta kanë nxjerrë nga rruga dy autobusë, të cilët më pas kanë rënë në një lum, duke vrarë 13 persona dhe lënduar 18 të tjerë, raporton AFP.

Një numër që ende s’është bërë i ditur i njerëzve mbesin të zhdukur pas tragjedisë që ndodhi 180 km larg La Pazit, njoftojnë zyrtarët.

Derisa operacionet e shpëtimit vazhdojnë, mediat lokale raportojnë se numri i të vdekurve arrin deri në 16 dhe shifra mund të rritet pasi ekziston mundësia që ka trupa të pajetë që janë varrosur nën dheun që ka rrëshqitur.
XS
SM
MD
LG