Ndërlidhjet

Padi ndaj sulmuesve të Çikagos


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Dy persona të tjerë janë akuzuar për vrasjen në tentativë, duke përfshirë edhe një person i cili akuzohet për përdorimin e një arme të stilit ushtarak në një turmë njerëzish.

Fjala është për të shtënat që kanë ndodhur javën e kaluar në Çikago të SHBA-ve ku u plagosen 13 persona, raporton Reuters, duke e cituar një inspektor të policisë së këtij qyteti, Garry McCarthy.

Akuzat e reja e çojnë në katër numrin e të akuzuarve për krime që kanë të bëjnë me këtë rast që e tërhoqi vëmendjen kombëtare në SHBA për shkak të numrit të madhë të njerëzve që janë plagosur, duke e përfshirë edhe një 3 vjeçar i cili u lëndua rëndë pasi një plumb i depertoi te veshi.

Sidoqoftë, fëmija në fjalë është në përmirësim e sipër.
XS
SM
MD
LG