Ndërlidhjet

logo-print

SHBA dhe Irani të gatshëm për bisedime


Obama dhe Rohani

Obama dhe Rohani

Presidentët e Iranit dhe të Shteteve të Bashkuara kanë mbështetur perspektivën e bisedimeve të ripërtërira për programin bërthamor të Iranit.

Në adresimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se Republika Islamike “është e përgatitur për t’u angazhuar menjëherë në bisedime të kufizuara në kohë dhe të orientuara në rezultate, për të ndërtuar besim të ndërsjellë”.

Ai po ashtu ka mohuar zhvillimin e armëve bërthamore, duke thënë se armët e tilla nuk kanë vend në politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë së Iranit.

Më herët, presidenti Barack Obama i ka thënë Asamblesë së Përgjithshme se Shtetet e Bashkuara mbeten të përcaktuara për të parandaluar Iranin nga zhillimi i armëve atomike, por ka mbështetur zgjidhjen e çështjes në “rrugë diplomatike”.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Obama është i gatshëm për takim me Rohanin në Kombet e Bashkuara, por Irani nuk ka pranuar, duke përmendur disa komplikime.
XS
SM
MD
LG