Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka thënë se Holokausti është krim i papranueshëm i nazistëve kundër popullit hebre.
“Çfarëdo kriminaliteti që kanë kryer kundër hebrenjve, ne e dënojmë”, ka deklaruar Rohani në një intervistë për televizionin CNN.
Ai ka thënë se marrja e jetëve është e neveritshme dhe se nuk ka dallim nëse janë jetë të të krishterëve, hebrenjve apo myslimanëve.
Rohani, megjithatë, ka thënë se Holokausti nuk u jep të drejtë hebrenjve të ndërtojnë shtetin e Izraelit pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai po ashtu ka thënë se përcaktimi i shkallës së Holokaustit është pyetje për historianët.
Historianët, në përgjithësi, pajtohen se gjashtë milionë njerëz kanë vdekur në Holokaust.
Paraardhësi i Rohanit, ish-presidenti Mahmud Ahmadinejad, ka shprehur vazhdimisht dyshime për Holokaustin.