Ndërlidhjet

Trupi i pjesëtarit të EULEX-it kthehet në Lituani


Ditë më parë, pjesëtarët e EULEX-it kanë kujtuar me një minutë heshtje kolegun e vrarë.

Ditë më parë, pjesëtarët e EULEX-it kanë kujtuar me një minutë heshtje kolegun e vrarë.

Trupi i pajetë i pjesëtarit lituanez të EULEX-it, i cili është vrarë javën e kaluar në rajonin e Zveçanit, do të dërgohet sot për në atdhe.

Misioni evropian për sundim të ligjit ka njoftuar përmes një komunikate për media se “mbetjet mortore të Audrius Šenavičius do të kthehen në Lituani me një aeroplan ushtarak”.

Në ceremoninë e lamtumirës, e cila do të mbahet në Aeropotin e Prishtinës, do të mbajnë fjalime presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, si dhe zyrtarë të Lituanisë.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG