Ndërlidhjet

Në Bruksel vazhdojnë sot bisedimet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit për gjyqësorin dhe policinë.

Mediat në Beograd raportojnë se delegacioni serb udhëhiqet nga ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Në krye të delegacionit kosovar, ndërkaq, është zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

Për zbatimin në praktikë të Marrëveshjes së Brukselit, palët do të flasin me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG