Ndërlidhjet

Kerry do të nënshkruajë traktatin e armëve


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sekretari i shtetit, John Kerry, do të nënshkruajë sot traktatin historik, i cili rregullon tregtinë globale të armëve.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtarët kanë thënë se nënshkrimi do të bëhet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ky hap do ta vinte administratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në kundërshtim me lobin e fuqishëm të armëve dhe disa ligjvënës që janë kundër traktatit.

SHBA-ja është eksportuesi më i madh i armëve në botë dhe nënshkrimi i saj është parë si vendimtar për suksesin e traktatit.

Traktati, i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në muajin prill, është nënshkruar nga 86 vende, por jo edhe nga eksportuesit e mëdhenj të armëve, si Rusia dhe Kina.

Aderimi i SHBA-së në traktat do të kërkonte miratimin e Senatit.
XS
SM
MD
LG