Ndërlidhjet

Netanyahu: Mos u mashtroni nga Irani


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se bota “nuk duhet të mashtrohet” nga ofertat diplomatike të Iranit për Perëndimin.

Netanyahu, në një deklaratë televizive, ka thënë se “Irani mendon se fjalët qetësuese dhe veprimet simbolike do t’i mundësojnë atij të vazhdojë rrugën drejt bombës”,

Të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka mirëpritur deklaratat e moderuara që janë bërë kohët e fundit nga Irani dhe ka thënë se Uashingtoni është i gatshëm që të angazhohet në mënyrë diplomatike me Teheranin në çështjen e aktivitetit të tij bërthamor.

Zyra e Netanyahut ka thënë se kryeministri ka udhëzuar delegacionin e Izraelit në Kombet e Bashkuara që të bojkotojë fjalimin e presidentit iranian, Hassan Rohani, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
XS
SM
MD
LG