Ndërlidhjet

logo-print

Dy vajza evropiane pranojnë fajësinë për kontrabandë droge


Ilustrim

Ilustrim

Dy vajza të reja, njëra nga Britania, tjetra nga Irlanda, kanë pranuar se kanë bërë përpjekje të kontrabandojnë më shumë se 11 kg kokainë nga Peruja për në Spanjë.

Gjyakata në Peru ka thënë se dy vajzat kanë pranuar se kanë dashur të transportojnë drogë dhe se u vjen keq që kanë marrë pjesë në një akt të tillë.

Ato përballen tani me një minimum prej gjashtë vjetësh burgim.

Irlandezja Michaella McCollum Connolly, 20 vjeçe, dhe britanikja Melissa Reid, 19 vjeçe, janë arrestuar më 6 gusht në aeroportin ndërkombëtar të Limës.

Autoritetet kanë thënë se secila ka pasur afro 6 kg kokainë në valixhet e tyre.
XS
SM
MD
LG