Ndërlidhjet

Pakistan/Indi: Shpresa për raporte më të mira


Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh.
Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh.
Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, ka konfirmuar se do të takojë homologun e ri pakistanez, Nawaz Sharif, për hërë të parë në këtë fundjavë.

Takimi do të zhvillohet në Nju Jork, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Singh ka thënë se planifikon takime dypalëshe me liderët e vendeve fqinje, përkatësisht Pakistanit, Bangladeshit dhe Nepalit.

Analistët thonë se takimi me Sharifin ngre shpresat për një rifillim të mundshëm të bisedimeve të ngecura paqësore.

Sharif ka shprehur dëshirën e tij për marrëdhënie më të mira me Indinë, por tensionet e fundit përgjatë Vijës së Kontrollit, e cila ndan de facto rajonin e kontestuar të Kashmirit, e kanë vënë progresin në dyshim.

Pesë ushtarë indianë janë vrarë në muajin gusht në Vijën e Kontrollit.

Nju Delhi ka fajësuar ushtrinë pakistaneze për këtë sulm, por Islamabadi ka mohuar çdo përgjegjësi.
XS
SM
MD
LG