Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për civilë në qendrën e Nairobit


Nairobi
Nairobi
Forcat e Kenias kanë kërkuar dhomë për dhomë qendrën tregtare Westgate, e cila ka qenë skenë e rrethimit katërditor nga militantët islamikë.

Në mëngjes janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, të cilat thuhet se kanë ardhur nga agjentët e sigurisë, derisa kanë hyrë në zona të panjohura të qendrës në Nairobi.

Ata kanë kërkuar nëse brenda qendrës kanë mbetur ende të ngujuar civilë.

Në një adresim televiziv të martën mbrëma, presidenti Uhuru Kenyatta ka thënë se militantët “janë turpëruar dhe mposhtur”

Kenyatta ka thënë se sulmi – për të cilin e ka marrë përgjegjësinë grupi militant i Somalisë, Al-Shabab – ka marrë jetën e 61 civilëve, gjashtë forcave të sigurisë dhe pesë ekstremistëve.

Kryqi i Kuq i Kenias ka thënë se 63 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Në Kenia tashmë kanë nisur tre ditët e zisë.
XS
SM
MD
LG