Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Pakistan


Qarku Avaran pas tërmetit.
Qarku Avaran pas tërmetit.
Mbi 230 njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur provincën Baluçistan të Pakistanit.

Tërmeti prej 7.7 shkallësh të Richterit ka dridhur qarkun Avaran të martën, duke shkatërruar dhjetëra ndërtesa.

Dridhjet janë ndjerë edhe në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi, i cili ndodhet rreth 250 kilometra nga epiqendra, si dhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi.

Autoritetet thonë se janë duke hetuar pretendimet e dëshmitarëve se tërmeti ka qenë aq i fuqishëm, saqë ka shkaktuar shfaqjen e një ishulli të vogël pranë portit Gvadar në Detin Arab.
XS
SM
MD
LG