Ndërlidhjet

Wilhelm: Gjermania nuk ka kushte të reja për Serbinë


Beograd
Beograd
Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm, ka deklaruar sot se Gjermania nuk ka kushte shtesë për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evbropian, por i vetmi kusht është ai të cilin e ka përcaktuar Këshilli Evropian.

“Gjermania nuk ka kushte shtesë por ka verifikime të detajizuara”, tha ambasadori Wilhelm, dhe shtoi se me rëndësi është që të zbatohen marrëveshjet e arritura ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Mëtutje, gjatë një tubimi për marrëdhëniet e Gjermanisë me Serbinë në Beograd, ai ka theksuar se raportet ndërmjet dy vendeve janë përmirësuar gjatë vitit të fundit, pasi ka ndodhur ndryshim i politikës së Beogradit ndaj Kosovës.
XS
SM
MD
LG