Ndërlidhjet

Siri: Inspektorët e OKB-së janë kthyer në Damask


Inspektorët e OKB-së duke arritur në Damask.
Inspektorët e OKB-së duke arritur në Damask.
Inspektorët e Kombeve të Bashkuara janë kthyer në kryeqytetin Damask të Sirisë, për t’i vazhduar hetimet lidhur me sulmin e dyshuar kimik.

Grupi i inspektorëve, i udhëhequr nga Ake Sellstrom, pritet që të bëjë analiza lidhur me dyshimet për përdorim të armatimit kimik në afro 14 raste, gjatë konfliktit i cili tashmë ka hyrë në muajin e 30-të.

Vlerësohet se nga këto sulme janë vrarë më se 110 mijë njerëz.

Pas vizitës së parë, muajin e kaluar, ekipi i inspektorëve të OKB-së, në raportin e vet të paraqitur më 12 shtator, ka konkluduar se armatimi kimik i ndaluar ishte përdorë në përmasa të gjëra, përfshirë edhe sulmin më 21 gusht, në lagjen lindore Ghouta, të kryeqytetit Damask.

Ake Sellstrom, nga ekipi i inspektorëve, tha se në atë kohë, raporti ishte vetëm një dokument i brendshëm dhe se raportet për sulmet e tjera me armatim kimik, duhet të analizohen mëtutje.

Sellstrom tha se ekipi i OKB-së pret që raportin final, me të gjitha akuzat, do ta paraqes “me gjasë deri në fund të tetorit”.
XS
SM
MD
LG