Ndërlidhjet

Kosovë: Qeveria shtyn nënshkrimin e marrëveshjes për PTK-në


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Qeveria e Kosovës sot e ka shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes për shitjen e PTK-së, për shkak të përçarjeve politike, që kërcënojnë të shkaktojnë më tepër dëm për reputacionin e Kosovës në mesin e investitorëve të jashtëm dhe përfundimisht mund ta rrëzojë qeverinë.

Mëtutje, agjencia Reuters nga Prishtina, raporton se marrëveshja prej 227 milionë eurosh, kërkonte miratim parlamentar, por ajo u ballafaqua me rezistencë nga një numër i deputetëve nga partitë e koalicionit qeverisës të kryesuar nga Hashim Thaçi, dhe nga opozita.

Ata thonë se oferta fituese, e paraqitur në muajin prill nga konzorciumi gjerman, ACP Axos Capital Gmbh dhe investuesi Najafi Companies, me seli në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë të konsiderueshme ia ka zvogëluar vlerën PTK-së, që është kompania më fitimprurëse në Kosovë.

“Sot ne kemi dërguar kërkesë te fituesi, për shtyrjen e nënshkrimit deri së paku më 31 tetor”, i tha agjencisë Reuters, ministri i ekonomisë, Fadil Ismajli.

Afati i fundit për nënshkrimin e marrëveshjes ishte 30 shtatori.

“Nënshkrimi do të varet nga rezultati në parlament”, tha ai dhe shtoi se “dështimi i këtij procesi do të shkaktoj dëm të madh në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG