Ndërlidhjet

Irak: Pas sulmeve me bomba dhe përleshjeve – 13 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshjëm me makinë-bombë në qytetin Hawijah në Irak

Pamje pas një sulmi të mëparshjëm me makinë-bombë në qytetin Hawijah në Irak

Së paku 13 vetë janë vrarë pas sulmeve me makina – bomba dhe përleshjeve në pjesën veriore të Irakut.

Raportohet se personat e armatosur sot i kanë aktivizuar tri makina-bomba, afër ndërtesave të qeverisë lokale në qytetin arab sunit, Hawijah, duke i vrarë 7 civilë dhe dy ushtarë.

Nga ana tjetër, katër militantë janë vrarë kur ata i sulmuan forcat lokale të sigurisë.

Ushtarët po bëjnë kërkime për militantët e tjerë, të cilët kanë ikur.

Raportohet se Iraku është përfshirë nga një shkallë e lartë e dhunës gjatë këtij viti.

Kjo dhunë u përkeqësua pas një operacioni të forcave të sigurisë në muajin prill, kundër protestuesve antiqeveri në Hawijah, me ç’rast u shkaktuan përleshje, nga të cilat është vrarë një duzinë e njerëzve.

Numri i të vrarëve në Irak e ka arritur nivelin, i cili nuk është parë prej vitit 2008, kur vendi posa kishte dalur nga konflikti brutal sektar.
XS
SM
MD
LG