Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Një person akuzohet për krime të luftës


Një prokuror special i misionit EULEX nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi, për veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile.

Mëtutje, Zyra e misionit EULEX, ka njoftuar se personi i pandehur është akuzuar për pjesëmarrje në një grup, për të cilin pretendohet se ka dhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e afro 40 meshkujve civilë shqiptarë në Fushë Kosovë, në vitin 1999.

Rasti është duke u ndjekur dhe hetuar penalisht nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës, thuhet në fund të njoftimit të misionit EULEX.
XS
SM
MD
LG