Ndërlidhjet

Najrobi: Mjekoligjorët e jashtëm i ndihmojnë hetimet


Ministri Joseph Ole Lenku (në mes)

Ministri Joseph Ole Lenku (në mes)

Ministri i jashtëm i Kenias, Joseph Ole Lenku, tha se ekspertët nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Britania dhe vendet e tjera, po i ndihmojnë forcat e Kenias në kërkimet për trupa të pajetë dhe për gjetjen e dëshmive në qendrën tregtare në kryeqytetin Najrobi, të njerëzve që ishin mbajtur nga terroristët për katër ditë.

Ministri Ole Lenku, gjatë një konference për shtyp sot në Najrobi, ka theksuar se një numër i “parëndësishëm” i trupave ende mund të jetë i varrosur nën gërmadhat e qendrës së shkatërruar, por ata me gjasë janë trupat e pajetë të sulmuesve.

Sipas tij, deri sa të kompletohen hetimet mjekoligjore, do të ketë pak informata për kombësinë dhe gjininë e terroristëve.

Nga sulmi në qendrën tregtare Westgate në Najrobi janë vrarë së paku 61 civilë, gjashtë pjesëtarë të sigurisë dhe pesë ekstremistë.

Grupi militant me seli në Somali, Al-Shabab, që thotë se e ka kryer sulmin, ka pretenduar se 137 persona të rrëmbyer ishin vrarë.
XS
SM
MD
LG