Ndërlidhjet

SHBA: Kerry e ka nënshkruar marrëveshjen për tregti të armëve


John Kerry
John Kerry
Shtetet e Bashkuara, eksportuesi më i madh botëror i armatimit konvencional, e ka nënshkruar sot Marrëveshjen për Tregtinë me Armë.

Ky pakt global u nënshkrua në një ceremoni në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Anëtarësimi i Shteteve të Bashkuara është parë si çelës për sukses të kësaj marrëveshjeje, që e rregullon tregtinë e armatimit konvencial , e cila gjatë një viti e arrinë vlerën në shumë miliarda dollarë.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Amnesty International, Salil Shetty, ka thënë se anëtarësimi i Shteteve të Bashkuara është “moment tejet i rëdnësishëm drejt përfundimit të rrjedhjes së armatimit konvencional, e cili i nxitë mizoritë dhe abuzimet”.

Marrëveshjen e nënshkruar sot duhet ta ratifikoj Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Kjo marrëveshje e miratuar në fillim të këtij viti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, deri tash është nënshkruar nga 89 vende dhe bëhet fuqiplote, kur 50 shtete e ratifikojnë atë.

Deri tash atë e kanë ratifikuar vetëm pesë shtete.
XS
SM
MD
LG