Ndërlidhjet

Grenada e ka njohur shtetin e Kosovës


Kryeministri Hashim Thaçi (majtas) dhe ministri i jashtëm i Grenadës Nickolas Steele gjatë takimit të sotëm në Nju Jork

Kryeministri Hashim Thaçi (majtas) dhe ministri i jashtëm i Grenadës Nickolas Steele gjatë takimit të sotëm në Nju Jork

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot gjatë një takimi në Nju Jork, me ministrin e jashtëm, Nickolas Steele, e ka pranuar edhe zyrtarisht njohjen nga Grenada, ka njoftuar qeveria e Kosovës.

Në rrjetin Twitter, këtë njohje e konfirmoi edhe ministrja e integrimeve evropiane e Kosovës, Vlora Çitaku, e cila ka shfaqur “shpresën se edhe shtetet e tjera të Karaibeve do ta njohin Kosovën”.

Kryeministri Hashim Thaçi, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, e ka falënderuar ministrin Steele, për njohje.

Zoti Steele theksoi se “kemi kënanqësinë që të jemi shteti i 102-të, që e njohim Republikën e Kosovës”.

Thaçi dhe Steele kanë nënshkruar edhe vendosjen formale të marrëdhënieve diploamtike ndërmjet dy shteteve.
XS
SM
MD
LG