Ndërlidhjet

Pakistan: Vazhdon të rritet numri i të vrarëve nga tërmeti


Një grua e plagosur së bashku me fëmijët e saj në një spital të improvizuar në provincën Baloçistan

Një grua e plagosur së bashku me fëmijët e saj në një spital të improvizuar në provincën Baloçistan

Autoritetet e Pakistanit po bëjnë përpjekje të mëdha për ta ndihmuar rajonin, i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 7.7 shkallësh.

Nga ky tërmet në provincën jugperëndimore të Baloçistanit, janë vrarë dhe plagosur qindra njerëz.

Autoritetet për situatat emergjente në këtë provincë thanë sot se është konfirmuar se 328 njerëz kanë humbur jetën dhe se më tepër se 450 janë janë plagosur.

Nga dridhja e tokës, dje pasdite, poashtu, ishin shkatërruar shumë vendbanime dhe rrjete të komunikimeve.

Tërmeti kishte shkaktuar dridhje edhe në qytetin Karaçi, që është 250 kilometra larg epiqendrës, dhe ishte hetuar edhe në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, 1200 kilometra larg.

Zyrtarët thonë se po zhvillohen hetime lidhur me pretendimet nga dëshmitarët se tërmeti ishte aq i fuqishëm, sa që ka e kishte ngritur tokën dhe kishte shkaktuar paraqitjen e një ishulli të vogël afër portit Gwadar në Detin Arabik.
XS
SM
MD
LG