Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama u takua me Thaçin


Hashim Thaçi (në mes) së bashku me presidentin Obama dhe Zonjën e Parë Michelle Obama

Hashim Thaçi (në mes) së bashku me presidentin Obama dhe Zonjën e Parë Michelle Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një pritje të organizuar nga ai dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama.

Thaçi aktualisht gjendet për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, meqë po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njofton faqja në Internet e kryeministrisë së Kosovës.

Gjatë pritjes, zoti Thaçi shkurtimisht e ka njoftuar presidentin amerikan për të arriturat e Kosovës, gjatë periudhës së paspavarësisë dhe e ka paraqitur vizionin dhe përkushtimin e qeverisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të agjendës evropaine dhe evroatlantike të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës e ka falënderuar Obamën për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat, duke filluar nga procesi i çlirimit, procesi i pavarësisë dhe tash në procesin e integrimit në BE dhe NATO.

Zoti Obama e ka vlerësuar udhëheqjen e Thaçit në kuadër të procesit të shtetndërtimit të Kosovës, duke e theksuar rolin e tij konstruktiv në procesin e normalizimit të raporteve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës e Serbisë, thuhet në faqen në Internet të kryeministrisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG