Ndërlidhjet

logo-print

Libia e ka njohur shtetin e Kosovës


Hasim Thaçi (djathtas) dhe Ali Zeidan

Hasim Thaçi (djathtas) dhe Ali Zeidan

Gjatë një takimi të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin e Libisë, Ali Zeidan, është konfirmuar njohja zyrtare nga Libia për shtetin e Kosovës, ka njoftuar qeveria e Kosovës.

Mëtutje, në njoftim theksohet se “në një të ardhme të afërt” Kosova dhe Libia do të vendosin misione diplomatike dhe do t’i këmbejnë ambasadorët.

Më herët gjatë ditës, shteti i Kosovës është njohur edhe nga Grenada.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot gjatë një takimi në Nju Jork, me ministrin e jashtëm, Nickolas Steele, e ka pranuar edhe zyrtarisht njohjen nga Grenada.

Në rrjetin Twitter, këtë njohje e konfirmoi edhe ministrja e integrimeve evropiane e Kosovës, Vlora Çitaku, e cila ka shfaqur “shpresën se edhe shtetet e tjera të Karaibeve do ta njohin Kosovën”.

Kosova tash është pranuar nga 103 shtete.
XS
SM
MD
LG