Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Do të ketë intensifikim të bisedimeve izraelito palestineze


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se izraelitët dhe palestinezët janë pajtuar që të intensifikojnë bisedimet për paqe.

Duke folur para donatorëve që e përkrahin financiarisht autoritetin palestinez, Kerry ka thënë të mërkurën se të dyja palët janë takuar shtatë herë që prej rivazhdimit të bisedimeve në muajin korrik.

Megjithë rinisjen e dialogut, kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez, Mahmud Abaz nuk janë takuar ende.

Kerry ka thënë sepalët janë pajtuar që pjesëmarrja amerikane në këto bisedime të rritet me qëllim që të provohet për lehtësimin e një suksesi në bisedime.

Kerry ka shtuar se qëllimi i bisedimeve është një marrëveshje për një status final, jo një pakt të përkohshëm.

Çështjet që izraelitët dhe palestinezët kanë nevojë t’i zgjidhin janë kufinjët, e ardhmja e ndërtimeve izraelite në Bregun Perëndimor, statusi i Jerusalemit dhe e ardhmja e refugjatëve palestinezë.
XS
SM
MD
LG